Tatuazhi i fundit që Pete Davidson bëri për Kim Kardashian na la pa fjalë

Pete Davidson ka dëshmuar edhe një herë përkushtimin e tij ndaj Kim Kardashian përmes tatuazheve – kështu duket, të paktën.

Ylli i “Saturday Night Live” u fotografua duke dalë nga Teatri Fonda në Los Anxhelos gjatë fundjavës me një tatuazh të ri në qafë që duket se lexon “KNSCP”.

Fansat në mediat sociale spekuluan se “K” është për “Kim”, ndërsa shkronjat e tjera mund të jenë një dedikim për katër fëmijët e Kardashian: North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Ky tatuazh i Davidson nuk është hera e parë që ai bën diçka të tillë për të dashurën e tij. Ai më parë ka bërë një tatuazh për të që shkruan, “Vajza ime është avokate”.

“Po, ai ka disa tatuazhe – disa të lezetshme, ju e dini, që i bëri,” -tha Kardashian për Ellen DeGeneres në mars. “Mendoj se i preferuari im, thotë: ‘Vajza ime është avokate’ dhe është vërtet i lezetshëm.”

Është e paqartë se kur Davidson e bëri tatuazhin e ri, por nuk ishte i dukshëm kur ai dhe Kardashian bënë debutimin si çift në tapetin e kuq, në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, të shtunën.

Anabelmagazine