Tashmë nuk fshihen më, Adrola Dushi me fjalë të ndjera për Capital T për këngën e sapo nxjerrë

Dy ditë më parë, reperi i njohur Capital T publikoi projektin e ri muzikor me titull “Rrushe”, të vizualizuar edhe me klip. Në këtë këngë, artisti flet për realitetin në vend, ndërsa vargjet e saj i emocionuan të gjithë, duke thënë vetëm fjalë pozitive për të.

Komplimetet për këtë projekt të Capital T ishin të shumta, mirëpo më shumë vëmendje tërhoqi mbështetje publike e modeles Adrola Dushi. Përmes një postimi në Instastory, ajo u shpreh se çdo varg i këngës është pasqyrë e realitetit të hidhur, prandaj shkakton emocione të forta.

Kujtojmë që Adrola dhe Capo janë një ndër dyshet më të përfolura të momentit, pasi prej kohësh thuhet se ata janë në një lidhje dhe ky postim i modeles e konfirmon edhe më tepër.