Tashmë nën ‘mallkimin’ e J.Lo-së, Ben uron të mos ishte ndarë kurrë nga Ana de Armas

Si çdo beqar i vetmuar, edhe Ben Affleck thuhet se po ndjen keqardhje për ndarjen e tij nga Ana de Armas pasi pa fotot e saj me Tom Cruise (megjithëse burimet konfirmuan se nuk janë në një lidhje).

“Ben dhe Ana kishin një marrëdhënie kaq të veçantë dhe unike, sepse ata ishin bashkë 24/7 gjatë pandemisë. Ata u afruan kaq shpejt dhe ishte dashuri pasionante dhe reale,” tha një burim i sigurt për Daily Mail.

Marrëdhënia përfundoi “sepse ajo donte martesë kurse ai jo”. Ironikisht, Ben u martua me ish-in e tij Jennifer Lopez më pas, vetëm për t’u divorcuar në vitin 2024.

“Ai përfundoi duke u martuar me Jennifer-in pasi nuk ishte në gjendje të ‘shtrohej’ për Ana-n. Në fund, ai e kuptoi se sa e gabuar ishte kjo dhe pendohet për faktin se mund të kishte ‘shmangur një plumb’ (rikthimin me J.Lo-në) duke mos i mbyllur kurrë gjërat me Ana-n,” analizoi me detaje burimi spiunues.

Më tej, Ben “do të dëshironte që të mund të kthehej pas në kohë dhe t’i ndryshonte gjërat, por nuk mundet. Tani është tepër vonë, por ai ka shumë respekt për Anën. Ai shpreson që ajo të gjejë njeriun që dëshiron dhe të ketë një familje. Ai mendon se ajo është një grua e mrekullueshme.”

Pra, duket se Ben është në dëshpërim të një reagimi nga Ana dhe nëse nuk e merr një të tillë, mund të dalë i larë me deklaratat e tij se “ishte tepër vonë gjithsesi”. Përpjekje e bukur Ben dhe burimet e tua!

Për rikujtesë, Ana de Armas dhe Ben Affleck u takuan në xhirimet e filmit “Deep Water” në nëntor të vitit 2019 dhe qenë në një lidhje deri në vitin 2021. Një burim i tha People se “ata kanë pasur diskutime të shumta për të ardhmen e tyre dhe ata vendosën së bashku të ndaheshin”.

Anabelmagazine