Tashmë ka një fizik për t’u pasur zili, por e mbani mend si ka qenë dikur Florian Agalliu?

Florian Agalliu është një nga ato personazhe që është mjaft strikt kur vjen puna tek fiziku dhe shëndeti i tij. Por jo gjithmonë ka qenë kështu, madje Flori është shembulli më i mirë i një vullneti të hekurt. Shumë kohë më parë, Flori ka patur kile të tepërta që e bënin të dukej shumë ndryshe nga sa duket sot. Ai e ka sjellë në vëmendje atë kohë, duke publikuar një foto të vjetër në ‘Instagram’ ku duket mjaft ndryshe. “Gjesi yje, mos u ankoni se ka pas dhe më keq”, shkruan ai me pak doza humori. Kujtojmë se së fundmi, Flori ka fituar “Dance with me” në çift me Era Rusin dhe një nga faktorët që ndikoi në fitore ishte pa dyshim fiziku i tij, i cili i lejonte të kërcente si një balerin i vërtetë.

Flor-2