Tashmë Encën mund ta gjeni në faqen e njohur për të rritur!

Nëse ka një gjë që e kemj të qartë për Encën, është se ajo guxon! Guxon kur bëhet fjalë për këngët që bën, videoklipet, postimet në rrjetet sociale qoftë edhe me intervistat që jep apo marrëdhënien që ka me fansat e saj. Kështu është edhe në këtë rast, kur këngëtarja e njohur ka bërë atë që shumë personazhe jashtë e kanë provuar, por ende nuk e kemi parë nga asnjë i famshëm shqiptar. Enca ka hapur një llogari në “OnlyFans”, që është një platformë sociale jo si gjithë të tjerat, e konsideruar si një faqe për të rritur.

Mënyra se si funksionon kjo platformë është se personazhe si Enca hapin profilet e tyre dhe shpërndajnë aty foto apo video ekskluzive, që le të themi në rrjetet e tjera sociale nuk do mund t’i postonin, vetëm për fansat që abonohen aty. Megjithatë për t’i parë këto materiale, po i quajmë “të nxehta”, fansat duhet të paguajnë. Enca ka bërë me dije që gjendet në “OnlyFans” me anë të postimit në Snapchat, ku i thotë atyre që e ndjekin të abonohen para se të ndryshojë mendjen, ndërsa përshkrimi që ka vënë në profilin e saj është tregues i qartë i atyre që ka ndërmend të postojë.

Ndërkohë, ajo nuk ka postuar vetëm një foto “POV”, por gjithashtu ka thënë se do të ndajë me të abonuarin numër 100 në profilin e “OnlyFans” një foto ekskluzive. Nuk e dimë cili është ai, por me siguri Enca i ka marrë 100 të abonuar dhe me siguri e ka marrë dhe “dhuratën e tij”.

/News31