Tara ka diçka për të thënë për ‘Mos u martoni nëse nuk dashuroni’
“Mos u martoni nëse nuk dashuroni”.
Kjo fjali e thënë nga Blero rreth tetë vite më parë në një intervistë për emisionin Prive mbetet virale edhe sot.
Kohë pas kohe, ajo qarkullon në rrjete sociale, dhe është riaktualizuar së fundmi kur Blero është përballur me një tjetër ndarje, kësaj rradhe nga bashkëshortja e dytë, Afrona.
E indirect, këtë gjë I është dashur ta komentojë edhe Tara.
Vajza e aktores së njohur Teuta Krasniqi dhe këngëtarit Blero, së fundmi po tregohet goxha aktive në TikTok.
Në llogarinë e saj, komplimentet janë të shumta nga ndjekësit. Por dikush, ka pasur një kërkesë të pazakontë.
Një nga ndjekësit I ka kërkuar Tarës që ta rikrijojë si TikTok, fjalinë e babait të saj e cila është virale edhe tetë vite pas.
Tara duket ta ketë marrë me sportivitet këtë pjesë.
Shoqëruar me një emoji që qesh me lot, ajo në anglisht, ka pyetur “Përse?”.
Mbetet të shihet a do t’ia plotësojë këtë kërkesë ndjekësve në rrjetin social TikTok.
Prive.al