Tani që është pa punë Klajdi Haruni mund “t’ju hedhë një sy” si gjinekolog
Me mbylljen e klubeve të natës në vendin tonë dhe ndalimit të muzikës, si pasojë e situatës me Covid-19 dhe çfarëdo arsyetimi që qëndron pas ndalimit të muzikës në orën 20:00, të shumtë kanë qenë artistët që kanë ngritur zërin dhe kanë shprehur pakënaqësine ndaj këtij vendimi.
Ndryshe ka ndodhur me Klajdi Harunin i cili ka menduar të përshtatet me situatën e re dhe të gjejë një tjetër profesion. Jo, nuk po flasim për punën në ndërtim që Ministrja e Ekonomisë sugjeroi disa javë më parë për këngëtarët.
Me postimin e fundit në Instagram, Klajdi duket se është i gatshëm që të marrë përsipër profesionin e gjinekologut. “Meqë jemi edhe si pa punë“– shkruan artisti bashkangjitur me postimin.
Pra ai që do të punojë, nuk i thotë jo mundësive të reja. Bravo Klajdi dhe sa më shumë suksese në profesionin e ri!
/News31.al