Tani që është E LIRË, Britney na zbulon dhe arsyen e fotove topless

Fansat kanë qenë të shqetësuar për gjendjen e Britney-t pas postimeve të saj të njëpasnjëshme topless, por tashmë që është e lirë nga kujdestaria e të atit, këngëtarja tregon dhe arsyen e postimit të këtyre fotove. Përmes një shkrimi në Instagram ku sërish shfaqet topless duke mbuluar gjoksin me duar, ajo shprehet se tani ndihet më mirë.

“Nuk kam bërë operacion gjoksin, as nuk jam shtatzënë. Dua të kuptoni pse e ekspozoj gjoksin. Jo nuk do bëj ndonjë performancë strip, por jam tek ai momenti kur je në makinë dhe të bezdis ajo bluza e gjatë në verë. Reagimi që merr një grua pasi shfaqet veten është ‘Ndihem më mirë’. Dhe rrjedhimisht dukesh më mirë. Kam patur shumë performance kur e kam bërë këtë dhe në disa raste nuk jam dukur mirë. Për të ardhur turp, por në imagjinatën time ndihesha mirë. Me siguri po pyesni veten pse po e ekspozoj trupin tani. Sepse kam ardhur në këtë botë lakuriq dhe dua ta shoh veten në një mënyrë tjetër, lakuriq siç kam lindur. Dhimbja, lëndimi, lotët dhe shqetësimet që kam kaluar nuk janë UNË. Unë jam grua, e bukur, e ndjeshme, që dua ta shoh veten në formën më të pastër”-shkruan Britney.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears)