
Tani nuk ka më dyshime, Joni na zbulon nëse do bëhet me motër apo me vëllain nr.2
Arbana Osmani është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe po i shijon me udhëtime jashtë vendit me Edin dhe fëmijët.
Arbana vendosi ta ndajë lajmin e shtatzënisë me të gjithë publikun gjatë “Big Brother VIP”, por gjininë preferoi të mos e zbulonte. Në media ka pasur aludime se Arbana është në pritje të një vajze dhe këtë e konfirmoi së fundmi djali i saj, Joni. Teksa ndodhen me pushime në Firenze, Arbana ndau me ndjekësit një video në Instastory, ku ishte së bashku me partnerin dhe dy djemtë e saj. Joni dëgjohet të thotë: “Ja në Firenze me motrën”, dhe përkëdhel barkun e moderatores duke treguar kështu se ai dhe Dielli do bëhen me një motër.