‘Tani jam e lirë’, Chrissy Teigen i kërkoi t’i bënte ‘unfollow’ në Twitter, Joe Biden ja plotëson dëshirën

Teigen i kërkoi presidentit ta hiqte vetëm një muaj pasi u bë personi i vetëm që nuk kishte lidhje me Shtëpinë e Bardhë që ndiqej nga @POTUS.

Modelja e njohur Chrissy Teigen me anë të disa postimeve në Instagram, ka njoftuar se ajo është ‘ndarë’ me Joe Biden në Twitter.

Teigen i kërkoi presidentit ta hiqte vetëm një muaj pasi u bë personi i vetëm që nuk kishte lidhje me Shtëpinë e Bardhë që ndiqej nga @POTUS.

“Unë e kam kërkuar këtë gjë disa herë”- shkroi ajo. “Unë të dua !!! Nuk je ti jam unë !!!!”

Jo shumë kohë më vonë, llogaria POTUS ia plotësoi dëshirën duke mos e ndjekur më. “Unë jam e lirë!“, shkruan me humor 35-vjeçarja në postimin radhës.

(d.a/dosja.al)