Tani është radha e Fjodorës, gazetarja surprizon djalin në ditën e lindjes

Një ditë më parë, gazetarja e njohur, Fjodora Fjora festoi ditëlindjen e saj. Mes shumë urimesh në llogarinë e saj dalloi surpriza e të voglit, Alteos i cili i këndoi mamit këngën e ditëlindjes me tortën në dorë duke i dhuruar asaj shumë emocione.

Ndërsa sot ka qenë radha e Fjodorës të surprizojë më të shtrenjtin e saj, pasi ditëlindjet e tyre janë njëra pas tjetrës.

“Njeri pas tjetrit keshtu i ndajme ditet tona te lindjes ne te dy….Mund te bejme dhe 100 festa, por momenti me i bukur mbetet kur ne i bejme surprize njeri tjetrit. Me copa tortash, me qirinj te mbetur pa dekor e pa njerez shume, me pizhame, ne qeshim dhe e shijojme pafund. Rritu i bukur biri im, rritu i mbare dhe qesh çdo dite te jetes tende. Mami te ka jete, te ka drite❤️”, ka shkruar Fjora në postimin e fundit ku duket se ka kënduar këngën e ditëlindjes për të birin e saj.

Edhe miqtë e gazetares kanë lënë një sërë komentesh poshtë videos, duke e uruar në këtë ditë speciale për të dhe të voglin e saj./revistawho.vom