Tani është mbrojtësi më i mirë në botë, Virgil Van Dijk tregon dramën: Firmosa testament, nëse do të vdisja, paratë e mia do t’i kalonin…

Virgil Van Dijk duhet të bënte një operacion emergjente, një nga mbrojtësit më të mirë në botë, tregon se si firmosi një lloj testamenti

I gjithë opinion sportiv është habitur me deklaratën e mbrojtësit të Liverpool Virgil Van Dijk, i cili ka rrëfyer se kur ishte 20 vjeç u sëmur rëndë duke dëmtuar apendicitin dhe madje mendoi edhe vdekjen.

“Më kujtohet ende vetja i shtrirë në shtrat. E vetmja gjë që mund të shihja ishin tuba që dilnin jashtë trupit tim, trupi im ishte në gjendje të keqe dhe nuk mund të bëja asgjë. Në momente të tilla, skenari më i keq të shkon vërdallë në mendje.”

Virgil Van Dijk duhet të bënte një operacion emergjente, një nga mbrojtësit më të mirë në botë, tregon se si firmosi një lloj testamenti që nëse do të vdiste paratë t’i kalonin mamasë së tij.

“Jeta ime ishte në rrezik. Mamaja ime dhe unë iu lutëm zotit dhe diskutuam skenarë të mundshëm. Në një moment, unë duhej të firmosja disa dokumente, ishte një lloj testamenti, nëse do të vdisja, pjesë e parave të mia do t’i shkonte mamasë. Sigurisht, askush nuk dëshironte të fliste rreth kësaj gjëje, por duhej ta bënim, mund të përfundonte gjithçka”, tregoi Van Dijk.

E.Ç (Dosja.al)