“Tani, e teproi”: Pak ditë para lindjes, Rihana shfaqet majë takave e gjysmë e zhveshur!

Duke dashur të tregonte se edhe femrat shtatzënë mund të jenë seksi, Rihana përgjatë gjithë pritjes së ëmbël është shfaqur vazhdimisht me veshje provokuese. Por këtë radhë, duket se e kaloi masën.

Tashmë, ka mbetur pak kohë nga lindja e fëmijës së saj, por këngëtarja u shfaq në publik me një kanotjere dhe fund rrjetë ngjyrë argjendi, e sandale të së njëjtës ngjyrë me takë të lartë e shumë të hollë.

Në muajin e fundit të shtatzanisë, përgjithësisht gratë shtatzëna përpiqen të mbajnë veshje sa më komode, por nuk është ky rasti i këngëtares së famshme.

“Dua të tregoj se shtatzania nuk ndryshon joshjen, ndaj jam përpjekur të vesh edhe gjëra që nuk gjeja guximin t`i mbaja përpara saj. Sa më të vogla rrobat, aq më mirë”, pati thënë ajo përpara disa kohësh.