Tani e kuptuam pse këta VIP-a Virgjëreshë janë kaq të suksesshëm

“Punë, punë natë e ditë që të shohim pakëz dritë” – Nëse do kishte një shprehje që do i shkonte përshtat personave të lindur nën shenjën e Virgjëreshës kjo është. Të palodhur, të përqëndruar tek qëllimi, korrektë, strikt, detajist, perfeksionist, me këto fjalë i përshkruam kaq mirë Virgjëreshët që nga sot nisin sezonin e tyre. Këto janë edhe arsyet pse ata janë kaq të suksesshëm e kanë arritur majat. Ata janë kaq të përqëndruar tek puna, sa rrallë i dëgjon të flasin për dashurinë, por kur dashurojnë, dashurojnë vërtet.

Virgjëreshët janë shumë familjarë, por preferojnë që pjesën e tyre private ta mbajnë brenda guackës së tyre. Ata prezantohen me punën e arritjet. Këtu përmendim Parashqevi Simakun, e cila pavarësisht famës së saj, prej vitesh nuk është më pjesë e muzikës e as ekranit duke shijuar privatësinë e saj. Vlen për t’u përmendur fakti që janë edhe shumë humanitarë e Nënë Tereza e vërteton më së miri këtë. Mund të përmendim edhe Emina Çunmulajn, e cila gjithashtu ka kryer shumë bamirësi.

Të tjerë të famshëm në fushën e muzikës që i përkasin shenjës së Virgjëreshës janë edhe Albërie Hadërgjonaj, Eranda Libohova, Flori Mumajesi, Sabri Fejzullahu, Ermal Fejzullahu, Ronela Hajati, Mozzik, Loredana, Mc Kresha, Bebe Rexha.

Në fushën e aktrimit kemi aktoren e madhe Marjeta Ljarja dhe aktoren shumë të dashur për publikun Arjola Demirin.

Në fushën e politikës përmendim Mimi Kodhelin të lindur nën shenjën e Virgjëreshës.

Ndërsa moderatore kemi Rudina Magjistarin, e cila shpeshherë e ka përmendur faktin që i përket kësaj shenje pasi siç duket gjen veten te karakteristikat e saj. Por edhe Luana Vjollca gjithashtu e ka përmendur faktin që është shenja e virgjëreshës.

Në fushën e biznesit kemi Marcela Latin, një superdetajiste si ajo mund të sillte një koleksion këpucësh luksoze, i vetmi brand i tillë shqiptar.

Me famë botërore të lindur nën shenjën e Virgjëreshës kemi: Beyonce, Blake Lively, Cameron Diaz, Zendaya, Selma Hayek, Idris Elba, Pink, Princi Harry, Jason Derulo.