Tani bën jetë superluksoze/ Ja si dukej Georgina Rodriguez kur ishte shitëse në dyqanet “Gucci”

“Shumë e dinë emrin tim por pak e dinë se kush jam”, shprehet modelja Georgina Rodriguez që në nisje të serisë së parë të reality-showt të jetës së saj ,“I Am Georgina”. Në serial ajo ka rrëfyer jetën e saj me futbollistin Cristiano Ronaldo, por si dukej ajo para se të njihej me portugezin?

Sot ajo jeton mes luksit në vila luksoze, udhëton me avione privatë dhe vishet me markat më të mira të modës. Ja si dukej Georgina Rodriguez në moshën 22-vjeçare kur punonte si shitëse në dyqanin Guçi, para se të njihej me fultbollistin e Manchester United.

Duke treguar për historinë e tyre, çifti thanë gjatë serialit se janë njohur në dyqanin Guçi në Madrid, ku Georgina punonte si shitëse.

Modelja tregon se ajo ishte dita që i ndryshoi jetën dhe e bëri të besojë se ëndërrat bëhen realitet:

“Ishte një ditë e enjte vere e mabj mend shumë mirë. Sapo po bëhesha gati të largohesha nga dyqani, pashë një mashkull shumë të bukur 2 metra të gjatë të shoqëruar nga një fëmijë dhe disa miq përballë meje. Djali i tij Cristiano Ronaldo Jr ndaloi para meje dhe më përshëndeti me shumë mirësjellje. Ne po buzëqeshnim dhe në ato momente po ndieja disa flutura në stomak”, rrëfeu ajo.

Ndërsa Ronaldo është shprehur se në momentin e parë që e ka parë Georginan, ka ndjerë një “click”.

Çifti në vitin 2017 janë bërë prindër të një vajze, Alanës, e cila është fëmija i katërt i portugezit. Ndërkohë dyshja janë në pritje të dy fëmijëve të tjerë binjake.