Tan Brama zbulon pëlqimin e fshehtë brenda “Big Brother Vip”: Egzona iu qep Donaldit

I ftuar në “Ftesë në 5” pasditen e sotme, në daljen e tij të parë pas largimit nga shtëpia e Big Brother Vip, Tan Brama ka rrëfyer shumë dinamizma e ngjarje brenda shtëpisë se si i ka parë ai.
Koreografi ka treguar se Egzona iu qep Donaldit fill pas daljes së Beatrix, se rrinte shumë me të dhe e shihte ndryshe dhe sipas tij ajo kishte një pëlqim për Donaldin.

I pyetur gjithashtu për punën si dublues i filmave +18, Tani ka treguar se arsyeja pse e ndau këtë sekret brenda shtëpisë ka qenë sepse i shihte shumë të shpërndarë banorët dhe ky ishte momenti kur bëheshin bashkë për të qeshur.

Sipas tij lojtari më i fortë është Iliri, ndërsa personazhi që nuk e meriton finalen është Beniada.

Tani ka treguar dhe pengun e tij për të krijuar një koreografi brenda shtëpisë, të cilën nuk pati mundësi ta realizojë.

Ai ka treguar se pas daljes është pritur mirë nga publiku dhe ka pasur shumë komente pozitive për shkak të gjithë situatave “funny” të sjella në shtëpi.

revistawho.com