Tamam si në përralla, Rovena Dilo zbulon projektin e ri muzikor
“Rovena është kthyer”, është ky hashtagu që artistja e njohur Rovena Dilo, ka lajmëruar fansat e saj për projektin e saj më të ri.
Këngëtarja, në bashkëpunim me Hitman dhe Rolla, do të konkurojë tek ‘Kënga Magjike 2019’ me këngën “Cinderella”.
‘Hirushja’ e veshur e gjitha me të zeza, solli një këngë ritmike e cila me siguri do të pëlqehet mjaft dhe dhe të bëhet hiti i rradhës.
Rovena ka eksperiementuar mjaft me zhanret muzikore në ‘Kënga Magjike’ si në projektin me titull ‘Ke le për mu’ dhe me këngën ‘Ma jo’ në bashkëpunim me reperin kosovar Onat.
Duket se ajo ka ardhur vrullshëm këtë herë me këngë të reja. Pak javë më parë këngëtarja lançoi këngën më të re më titull ‘Do të çmend’ e cila ka rezultuar e suksesshme deri tani duke nukmëruar mijëra klikime në ‘Youtube’.
https://www.instagram.com/p/B3SVR4YH7E1/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=loading