
Talli në rrjetet sociale Melonin për gjatësinë, e pëson gazetarja italiane, dënohet me 5 mijë euro
Një gjykatë italiane ka urdhëruar një gazetare që t’i paguajë 5,000 euro dëmshpërblim kryeministres, Giorgia Meloni, për talljen e gjatësisë së saj në mediat sociale në atë që u përkufizua si “turpërim i trupit”.
Një gazetare italiane është dënuar nga gjykatë me një gjobë prej 5 mijë euro, si dëmshpërblim për kryeministren Goergia Meloni.
Kjo pasi gazetarja thuhet se është tallur me gjatësinë e kryeministres në rrjetet sociale. Giulia Cortese, 36-vjeç, nuk është hera e parë që ironizon apo tallet me Melonin, teksa edhe më parë e kishte krahasuar atë me Musolinin.