“Talentin ia ka dhuruar Zoti”, Irini Qirjako: Jam tronditur kur kam parë videot me Parashqevi Simakun!
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Irini Qirjako, tregoi se e përjetoi keq momentin kur pa videot e Parashqevi Simakut.
Ajo u shpreh se në një moment nuk po e besonte se ishte këngëtarja Simaku personi në video.
‘Kur e pash për herë të parë u trondita pa masë, më rridhnin vet lotët, sepse atë e kam njohur nga afër në koncerte që bëheshin ku unë isha soliste tek asambli i këngëve dhe valleve.
Ajo është një këngëtare shumë e talentuar, ajo ishte skenike dhe një vokal që ja kishte dhuruar zoti. Ajo bëri jehonë të madhe dhe hyri në zemrën e shqiptare. Kur pashë videot jemi shqetësuar dhe tronditur shumë, saqë një moment nuk doja ta besoja.
Më thotë burri mbase s’është ajo. Isha në një gjendje të keqe. Shteti nuk interesohet fare për këta artistë të mëdhenj kudo janë në botë. Është një thirrje që i bëjë instancave shtetërore për artistët që kanë pasur emër të madhe se s’dihet se ku kanë përfunduar’, tha ajo.
liberale.al