Talebanët shpallin amnisti për zyrtarët shtetërorë
Talebanët kanë njoftuar një amnisti të përgjithshme për të gjithë zyrtarët shtetërorë, duke u kërkuar atyre të kthehen në punë.
Kjo vjen dy ditë pas marrjes së pushtetit në Afganistan, pas një sulmi rrufe.
“Është shpallur një amnisti e përgjithshme për të gjithë, kështu që ju duhet të rifilloni stilin e jetës tuaj me besim të plotë,” thanë talebanët në një deklaratë.