Taksisti italian tenton të përdhunojë 19 vjeçaren shqiptare
Një ngjarje e rëndë është konsumuar të dielën në mbrëmje në Trezzano të Italisë. Një taksist italian 50 vjeçar mësohet se ka tentuar të përdhunojë një 19 vjeçare shqiptare e cila kishte vetëm disa muaj që kishte mbërritur në Itali. Gjithçka ka nisur në një stacion urbani. Vajza ka qenë duke pritur autobusin kur taksisti i është vetëofruar për ta përcjellë në shtëpi. Por mesa duket taksisti nuk i kishte bërë llogaritë mirë me forcën dhe kurajon e vajzës për ta kundërshtuar.
Menjëherë sapo është ngjitur në taksi, drejtuesi e ka drejtuar automjetin drejt rrugës Darëin, një rrugë e izoluar dhe pa shumë makina. Aty taksisti ka filluar ta prekë shqiptare në vende intime duke tentuar me dhunë një raport seksual me dhunë me të.
Por rezistenca e vazhdueshme vajzës ka bërë që kjo e fundit ti shpëtojë viktimës dhe në një moment tia mbathë duke dhënë alarmin në rrugë. Kanë qenë vullnetarët e Kryqit të Verdhë ata që i kanë dhënë ndihmën e parë vajzës, që e kanë mjekuar dhe e kanë çuar në spital, për të lajmëruar më pas policinë.
Ka qenë ky momenti kur policia është vënë në lëvizje për të rënë në gjurmë të taksistit, ku pasi kanë dëgjuar dëshmitarët kanë identifikuar taksistin 50 vjeçar dhe kanë shkuar ta arrestojnë në shtëpinë e tij. Ndërkohë që agresori tashmë ndodhet në burgun e San Vittore.