“Ta mori Alba, Albin”, fansat ngacmojnë Klaudia Pepën
Disa muaj pasi i dha fund martesës katër vjeçare me balerinën e talentuar, Klaudia Pepa, koreografi Albi Nako po përflitet për një tjetër histori dashurie me balerinën Alba Hoxha. Nako u kthye sërish në qendër të vëmendjes mediatike, pas publikimeve të fotove gjatë një udhëtimi jashtë vendit, për të cilin u shpreh se arsyeja e këtij udhëtimi me balerinën e trupës së “Klan”, është për arsye pune, pasi po punojnë për një projekt i ri. Ndërkohë që në media qarkullojnë këto lajme, Klaudia Pepa nga ana tjetër është shfaqur super sensuale duke lajmëruar se së shpejti do të dalë projekti i saj më i ri “A”. E nisur nga gërma e projektit, ndjekësit kanë aluduar se ajo nënkupton emrin e ish-bashkëshortit, Albi. “Klaudia Pepa, e mori Alba Hoxha, Albi Nakon. Shkruaj kot tani iniciale ti”, shkruante një nga ndjekësit në Instagram. Përveç këtij komenti me pak humor, nuk kanë munguar edhe komplimentet pas postimit të saj në Instastory me bashkëpunëtorin, Fabrizio Prolliki./Story.al/