T-Pain tregon për herë të parë luftën e tij me depresionin

T-Pain debutoi në skenën muzikore në vitin 2005, dhe popullarizoi përdorimin e efektit auto-tune, duke e përdorur atë në muzikën e tij në këngët, “I’m Sprung” dhe “Bartender”.

Në një intervistë me “Netflix’s This Is Pop”, T-Pain zbuloi se ai ra në një depresion katër vjeçar pasi Usher i tha se përdor auto-tune në muzikën e tij.

Ai tha se po mendonte që Usher thjesht po bënte shaka në fillim. “Unë qeshja pak, nuk e kuptova në fillim, pastaj kuptova se ai po fliste seriozisht”.

Të dy muzikantët krijuan një miqësi ndërsa ishin në një fluturim të përbashkët në vitin 2013.

“Usher ishte shoku im, unë me të vërtetë e respektoj atë,” tregoi T-Pain.

“Ky është momenti, dhe as që mendoj se e kuptova këtë për një kohë të gjatë,” tha ai. “Por ky është momenti që filloi një depresion katër-vjeçar për mua”.

Artisti fitues i Grammy, ka dhënë detaje për pjesën tjetër të karrierës së tij, dhe momente të tjera të mëdha në serinë e Netflix, i cili është lansuar me 22 qershor. /Prive.al