Sytë zemra: Ja si e përkëdhel vjehrra Orindën shtatzënë
Pritjes së ëmbël për Orinda Hutën po i vjen fundi, e teksa ditët kalojnë ajo shijon shëtitjet me më të dashurit e saj. Pushimi i fundjavës e ka gjetur Orindën pranë detit me Turjanin, mamanë e tij, Elidën dhe qenushin Ruby.
Ajo ka ndarë disa foto e veshur me ngjyrë rozë, tamam si një mamë goce, ndërsa pamjen e ka zbukuruar më shumë edhe komenti i mamasë së Turit.
“Gocat e nënës”, ka shkruar ajo, duke mos rreshtur së përkedheluri Orindën për asnjë moment.
E me siguri në familjen Hyska mezi po pritet anëtarja më e re, e cila do i sjellë më shumë gëzim dhe dritë shtëpisë./revistawho.com