Sytë zemra! Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas me këtë foto na provuan se dashuria e vërtetë ekziston

Dashuria e tyre nuk është zbehur pavarësisht se kanë kaluar 20 vite që kur u martuan.

Bëhet fjalë për çiftin e famshëm të aktorëve, Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas që çdo herë na provojnë se janë më të dashuruar se kurrë edhe pse kanë 25 vite diferencë nga njëri-tjetri.

Zeta-Jones publikoi një foto të ëmbël në rrjetet sociale duke u puthur në buzë me 76-vjeçarin në perëndim të diellit dhe shkroi: “Nuk mund ta shpreh dashurinë më mirë sesa me këtë puthje.”

Ndërsa komplimentet dhe urimet për çiftin ishin të shumta, nga miqtë dhe fansat e tyre.

“Faleminderit Catherine që na kujton që dashuria e vërtetë ekziston vërtet,”- komentoi një prej ndjekësve.

Zeta-Jones u martua me Douglas në nëntor 2000 pas një lidhje gati 1 vjeçare.

Ata kanë dy fëmijë së bashku, Dylan, 20 vjeç dhe Carys, 17 vjeç.

 

Douglas, djali i Kirk Douglas, ka qenë i martuar më parë me Diandra Luker dhe kanë së bashku një djalë, 42-vjeçarin Cameron.

/Panoramaplus.al