“Sytë nuk gënjejnë kurrë”- Fjolla Morina ndan momentet romantike me biznesmenin, ka edhe një mesazh: Ji gati, sepse duan të të shkelin me këmbë

Që pas bërjes publike të lidhjes, Fjolla Morina nuk ndal momentet romantike me biznesmenin Fisnik Syla, ish-bashkëshortja e të cilit e akuzoi se i shkatërroi familjen.

Këngëtarja ndan me ndjekësit pothuajse gjithë kohës çaste pranë biznesmenit, duke treguar sesa shumë është e dashuruar me të.

Teksa dolën për darkë në një lokal në bregdet, Fjolla Morina publikoi një foto krah tij, ku i dedikoi fjalët e ëmba.

“Sytë nuk gënjejnë asnjëherë,”- shkroi ajo krahas imazhit.

Gjithashtu këngëtarja ndau momente me biznesmenin, ndërsa ai e puthte në faqe.

Jeta e saj është vendosur në qendër të vëmendies pasi u kap me dy pistoleta në kufirin e Morinës, teksa udhëtonte në makinë me të dashurin dhe shoferin.

Dhe për të gjithë komentuesit e jetës së saj private, duket se Fjolla Morina ka një mesazh.

Ajo postoi një foto dhe krahas saj një shkrim të Artan Mullajt: “Të dalësh mbi turmën, do të thotë të përballesh me zemërimin e saj! Nëse arrin të kesh nivel, inteligjencë dhe kulturë më të madhe se ajo, duhet të jesh gati sepse turma e tyre do të synojë të të tërheqë mbrapsht në llum dhe kur dështon të të hedhë baltë, dhe kur të baltos, të të shkelë me këmbë. Nëse arrin sukses dhe prek lartësinë, do të kesh kundra teje humicën, një armatë të tërë njerëzish, që shpesh udhëhiqet nga histeria e grave mendjelehta dhe patriotizmi vulgar i burrave injorantë.”

/Panoramaplus.al