Sytë drejt qiellit për të parë super hënën e parë të këtij viti

Në mbrëmjen mes datës 26 dhe 27 prill do shohim superhënën e parë të këtij viti.

Atë natë hëna do jetë në pikën më të afërt me tokën dhe mjafton të dalësh në ballkon për ta shijuar.

Largësia e hënës nga toka gjatë asaj mbrëmjeje do jetë 357.615 kilometra.

Faza e Hënës së plotë ndodh në natën midis 26 dhe 27 Prill, pak para agimit të ditës 27, ndërsa afërsia më e madhe e hënës me tokën arrihet në mbrëmjen e 27 prillit, rreth 3 orë para perëndimit të diellit.

Do e kuptoni që keni të bëni me superhënë sepse diametri i saj do jetë më i madh se zakonisht./revistawho.com