Syri i Katy Perry lëvizi në mënyrë të çuditshme dhe interneti ka disa teori interesante

Më falni, po ndodh vërtet apo jemi në një serial me personazhe me fuqi të mbinatyrshme, alla Netflix?

Katy Perry u shfaq në Las Vegas dhe performoi këngët e saj, por në një moment, syri i saj thjesht po lëvizte në mënyrë të pakontrolluar.

Kapaku i syrit u mbyll, Katy u mundua ta hapë, syri u mbyll prapë, nisi të bënte “skena” dhe sigurisht, nuk mund t’i shpëtonte internetit.

Ky moment shumë “cyber,” solli qindra reagime në Twitter dhe TikTok dhe njerëzit, sigurisht patën ide dhe meme të ndryshme rreth “mosfunksionimit” të syrit, duke e lidhur me sindromën Ramsay Hunt, nga e cila vuan edhe Justin Bieber, ngjitje të qerpikëve, Iluminati-n, apo edhe me klonimin e këngëtares.

Anabelmagazine