Sylvinho në zi! Tranjeri i Kombëtares shqiptare humb personin e shtrenjtë
Sot është ditë zie për trajnerin Sylvinho. Ai ka humbur nënën.
Ka qenë Federata Shqiptare e futbollit e cila ka bërë njoftimin duke shprehur ngushëllime për trajnerin e Kombëtares shqiptare.
Sylvinho ka udhëtuar menjëherë drejt Brazilit, ku po qëndron pranë familjes në këto momente të vështira.
Me keqardhje të thellë, Federata Shqiptare e Futbollit, është njohur sot me lajmin e ndarjes nga jeta të nënës së trajnerit të Kombëtares shqiptare, Silvinjo.
Federata Shqiptare e Futbollit i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes së trajnerit Silvinjo dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme.
View this post on Instagram
/vizionplus.tv