Surprizë! Këngëtari Ermal Meta publikon librin e tij të parë!

Këngëtari i njohur Ermal Meta, i cili zotëron një karrierë të suksesshme në Iltali duket se talentin e tij po e zgjeron përtej muzikës, në letërsi. Ermali ka publikuar, në Instagram romanin e tij të parë me titull “ Nesër dhe përgjithmonë”. Këngëtari ka shkruar në postimin e tij, se ky roman përfaqëson dy vitet e fundit të jetës dhe do të publikohet më 19 Maj. Ai është shprehur se është shumë i emocionuar për këtë projekt.

“Më ka bërë të buzëqesh, të qaj, të mendoj, të studioj, të imagjinoj, të shikoj, të shoh, të dëgjoj, të rri zgjuar për netë të tëra. Ai më disiplinoi dhe më rindërtoi disi, duke më shpëtuar. Më 19 maj del romani im i parë, “NESËR DHE PËRGJITHMONË”. Ai përfaqëson dy vitet e fundit të jetës sime ose ndoshta dyzet të fundit. Mezi pres ta ndaj me ju. Kush e di se çfarë do të mendoni, kush e di nëse do t’ju pëlqejë. Gjithçka kisha brenda dhe atë që nuk kisha, e mora hua nga e ardhmja. Faleminderit paraprakisht atyre që do ta lexojnë, atyre që do ta bëjnë të tyren, atyre që do ta duan siç e kam dashur unë që në fjalët e para. Shihemi së shpejti miq…” ka shkruar Ermali

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic)

Me siguri shumë e presin këtë projekt të artistit i cili ashtu si në muzikë edhe këtu nuk do të zhgënjejë.