Surprizë: Angela Martini bëhet nënë për herë të parë!
Krejt papritur, Angela Martini zbulon se është bërë për herë të parë nënë e një bebushi! Para pak minutash, Martini postoi foton e vogëlushit të porsalindur, por me të drejtë mund t’ju habisë fakti: Kur ishte shtatzënë Angela?
Nuk ishte, pasi çifti zgjodhi të bëhen prindër përmes një nëne surrogato e cila pranoi të mbante për 9 muaj vogëlushin e Angela-s dhe partnerit të saj.
“Djali ynë, Kyre Martini Savulescu- zgjerimi i dashurisë sonë ka lindur dje në 2 dhjetor në Dallas, Texas. Jemi kaq të lumtur të kemi një fëmijë tonin me ndihmën e një nëne surrogato dhe gjestin e saj të papërshkrueshëm. Do të jemi gjithnjë mirënjohës për atë qënie njerëzore që u kujdes për djalin tonë. Zemrat tona janë plot dashuri dhe lumturi. Mirë se erdhe në këtë botë, Kyree.”- shkruan modelja në përshkrimin e fotos ku duket vogëlushi i porsalindur.
Në shtator të këtij viti, për herë të parë pas 3 vitesh, Angela Martini reagoi në lidhje me arrestimet e bashkëshortit të saj, Dragos Savulescu. Ky i fundit u kërkua nga autoritetet e vendit të tij gjatë kohës që pushonte në Mykonos, duke u arrestuar nga autoritetet e ishullit për t’u liruar më vonë.
Martini postoi në Instagram-in e saj një video ku rrëfen vetë dhe përmes pamjesh jetën e viteve të fundit krah të shoqit. Përveç udhëtimeve, rutinës luksoze dhe dashurisë, çiftit i është dashur të përballet herë pas here me drejtësinë, por sipas saj në mënyrë të padrejtë.
Anabelmagazine