Surprizat e Portokallisë: Eneda Tarifa dhe Filip Çakulli!

Sezoni i ri i Potokokallisë, është shoqëruar me zhurmë të madhe në median online. Largime, rikthime, marrëveshje, hatërmbetje. Ndryshime do të ndodhin edhe në këtë sezon, por ndryshe nga herët e tjera, jo vetëm të kastit të aktorëve, por edhe të drejtuesve.

Pas largimit të Xhemi Shehut, Eneda Tarifa do të jetë prezantuesja e re e Portokallisë. Ky është një rikthim për të. Ajo ka prezantuar për disa sezone spektaklin e humorit, deri në shtator të 2016-tës.

Ajo do të prezantojë përkrah Salsano Rrapit, i cili ndonëse u përfol se do të largohej, hodhi poshtë zërat disa ditë më parë.

Altin Basha, do të vijojë të jetë në Portokalli, shtëpinë e tij ku ka qëndruar për 17 vjet, por këtë herë vetëm si drejtues artistik.

Drejtori i përgjithshëm i Portokallisë, bëjnë me dije burime për Dritare.net, do të jetë Filip Çakulli.

Xhemi Shehu ishte e para që pranoi publikisht se nuk do të prezantojë më, gjithashtu dy aktoret Renada Caci dhe Egla Ceno kanë konfirmuar se nuk do të jenë më pjesë e trupës së aktorëve./L.F-dritare.net