Suportoi çiftin zvicerian, Loredana shkëput mardhëniet me Bushido
Reagimi i reperit gjerman Bushido për skandalin e mashtrimit të çiftit zviceran nga Loredana, duket se i ka kushtuar marrëdhënien me këtë të fundit! Pak ditë më parë, Bushido reagoi për mediat zvicerane duke u shprehur i gatshëm për të ndihmuar financiarisht “viktimat e Loredanës”, ndërsa lajmëroi se ka nisur edhe një fushatë për të mbledhur fonde.
“Unë e kam ndjekur çështjen për një kohë të gjatë. U trishtova që nga fillimi sesi shkoi. Kjo më preku shumë. Dua të ndihmoj familjen. Fati e ka goditur shumë keq. Të gjithë janë të vetëdijshëm për atë që po kalojnë. Vetë, më duhej të varrosja dy prindërit e mi”, është shprehur reperi i njohur mes tjerash.
Por këto deklarata të Bushido-s kanë shkaktuar një distancë mes tij dhe Loredanës, e cila me sa duket i ka marrë për keq dhe ka shkëputur marrëdhëniet.Ata tashmë nuk e ndjekin me njëri tjetrin në Instagram. Madje Prive.al shkruan se reperja nuk ndjek as bashkëshorten e reperit Anna Maria në Instagram. Çështja e mashtrimit të çiftit zviceran nga Loredana Zefi, është rikthyer sërish në vëmendje, pasi në një intervistë të fundit, zonja Petra Z. është shprehur se është rrënuar aq shumë ekonomikisht, saqë nuk ka para që të paguajë as funeralin e të ëmës. Prej ditësh, rrjetet sociale, veçanërisht Twitter dhe Instagrami u mbushën me hashtag-et #boycottLoredana që kërkonin të bojkotohet në tërësi veprimtaria e saj muzikore. Kjo u pa si shenjë revolte për historinë e reperes shqiptare me çiftin zviceran që e kanë akuzuar për zhvatje në vlerë prej afro 1 milion frangash zvicerane.