
Supermodelja dhe reperi i njohur konfirmojnë lidhjen
Winnie Harlow dhe Wiz Khalifa prej kohësh po përfliten për një lidhje dashurie, por më në fund e vërteta doli sheshit. Supermodelja kanadeze dhe reperi i njohur u fotografuan duke ecur dorë për dore në Los Angeles dhe interneti po “vlon”, shkruan Who. Winnie ishte veshur me një kostum ‘Fendi’ dhe në foton e publikuar më vonë në ‘Instagarm’ ka shkruar: “prej vërteti”. Kujtojmë se Khalifa ka qenë i martuar dhe ka një fëmijë me Amber Rose.
