Supermodelet mbi 50 vjeç, të gjitha bashkë në kopertinën e “Vanity Fair”!

I kanë kaluar të pesëdhjetat, por vazhdojne te “sundojne” me bukurine e tyre: Cindy Crawford dhe shumë supermodele te tjera mbi 50 vjec, kanë treguar edhe një herë tjetër se mosha është thjesht një numër.

Fytyrat legjendare te kesaj industtie kanë qenë se bashku pjesë e kopertinës së revistës “Vanity Fair”, duke formuar një ekip me yjet si Naomi Campbell Carla Bruni, apo Claudia Schiffer.

Fotot janë realizuar nga dyshja e fotografëve të modës, Luigi Murenu dhe Iango Henzi (të njohur si Luigi & Iango). Ata janë autorë të më shumë se 300 kopertinave të revistës “Vogue”.

Në muajin gusht, katër nga “më të mëdhatë”, sic i quajnë ndryshe, Cindy Crawford, Naomi Campbell, Linda Evangelista dhe Christy Turlington u shfaqën bashkë në kopertinën e Vogue për të parën herë në më shumë se tre dekada. Të konsideruara “supermodelet origjinale”, ajo u mblodhën për të promovuar seritë e dokumentarëve “Super Models” të Apple+ , që rrëfen rritjen meteorike të yjeve në botën e modës në fundin e viteve 1980.

Bordo