Superman prezantohet si biseksual në librat e rinj, personazhi i famshëm puthje në buzë me mikun e tij
Superman ka evoluar shumë që kur u shfaq për herë të parë në librat vizatimorë rreth 80 vite më parë.
Ai ka “shpëtuar” botën disa herë, ka vdekur dhe është rikthyer në jetë. Deri këtë vit, karakteri i dashur për fëmijët është portretizuar si i dashuruar me Lois Lane.
Por në seritë e ardhshme, Superman futet në një marrëdhënie intime me mikun e tij.
Jon Kent shfaqet si një biseksual që bie në dashuri me gazetarin Jay Nakamura.
Seria e re e librave publikohet në shtator, ndërsa janë publikuar disa foto ku ai shfaqet duke u puthur me partnerin e tij.
“Simboli i Superman ka qenë gjithmonë për shpresën, për të vërtetën dhe për drejtësinë”, tha shkrimtari Tom Taylor në një deklaratë. “Sot, ai simbol përfaqëson diçka më shumë. Sot, më shumë njerëz mund ta shohin veten në superheroin më të fuqishëm.”
/Panoramaplus.al