Super VIP-a në edicionin 2023 të Miss Universe Albania & Kosova, zbulohen emrat e të ftuarve
Edicioni 2023 i Konkursit të bukurisë “Miss Universe Albania & Kosova”, i cili si çdo vit ju fton të shihni dhe të njiheni me vajzat më të bukura shqiptare, është shumë pranë finalizimit të tij. Konkursi më i madh i bukurisë në vend, në prag të finales së 1 Qershorit në Pallatin e Kongreseve, ka zbuluar të ftuarit specialë që do të jenë pjesë e këtij edicioni. Emra të njohur të artit dhe muzikës, personazhe të showbiz, do ti bashkohen dy mbrëmjeve ku surprizat pritet të jenë të mëdha.
Me pjesëmarrjen e Mc Kresha dhe Lyrical Son, Soni Malaj, Elgit Doda, Erik Lloshi, Marsela Çibukaj, Yona, Erma Mici, Adrola Dushi, Armina Mevlani, Robert Berisha, Zana Krasniqi, Inger Skura, Albert Dumani, Fjodora Fjora, Ardit Roshi, Lindita Idrizi, Eraldo Rexho, Agnesa Vuthaj, Labinot Gashi, Ketrina Jarazi, Skerdi Faria, Margaret Shllaku, Florian Agalliu dhe Adela Cani.
Nen prezantimin e Teni Vllaçaj dhe Eriona Sejdiu, dhe producent Eduard Deda, Vizion Plus sjell spektaklin qe bashkon 2 shtete, Shqipëri dhe Kosovë. Që nga viti 2014, një spektakël i vërtetë bukurie me një audiencë të shtrirë në mbi 195 shtete. Kompeticioni më i rëndësishëm në botë përsa i përket të bukurës “Miss Universe” konkursi më i ndjekur në botë me mbi 1.5 miliardë shikues.