“Super photoshop, je dhe dy herë kaq”- Ronela Hajati nuk ia përton një përgjigje ndjekëses, zbulon edhe nëse është ende beqare
Ronela Hajati njihet jo vetëm për zërin e saj, por edhe për format trupore të kolme. Këngëtarja merr komente të shumta rreth fizikut të saj e sidomos për të pasmet bombastike që janë edhe pjesa e preferuar në trupin e saj nga vetë ajo.
Ronela ka nisur prej disa kohësh pushimet verore dhe postimet e bukura me poza nga bregdeti me bikini nuk kanë munguar në rrjetet e saj sociale. Ditën e djeshme, artistja ndau me ndjekësit dy foto në të cilat shfaqet duke pozuar me bikini ngjyrë blu dhe me një këmishë në ngjyra të ndryshme.
“Ti je shumë i mirë, po unë jam edhe më e mirë”, shkroi Ronela krahas fotove.
Mes komenteve të shumta pozitive, kishte edhe nga ata që e kritikonin e madje komentonin format trupore të Hajatit. Një ndjekëse i shkroi: “Super photoshop në video je edhe dy herë kaq”.
Ronelës nuk i ka shpëtuar ky koment dhe vendosi t’ia kthente ndjekëses publikisht, duke i shkruar: “Po ç’të duhet o ty”, duke treguar se ndihet shumë mirë me veten dhe nuk ka fare komplekse.
Më vonë, artistja zhvilloi një bisedë virtuale me ndjekësit në Instastory, ku mori pyetje edhe për jetën personale.
“Dua të të marr për nuse”, i shkroi njëri dhe përgjigja e Ronelës ishte: “Eeee, kush s’do”, shoqëruar me emoji duke qeshur me lot.
“Aman, a je beqare?”, e pyeti një tjetër.
“Jam beqare e kërkuar”, ia ktheu këngëtarja, duke treguar se në jetën e saj për momentin nuk ka njeri.