Super i pasur! Neymar promovon makinën e re të miliarderit shqiptar, shoku i ngushtë i Noizy-t dhe Donaldit

Futbollisti i njohur, Neymar, së fundi ka promovuar makinën e parë elektrike të markës “e.GO”, të familjes së Lazim Destanit në Berlin, biznesmeni i famshëm, i njohur për mediat edhe si babai i aktorit Blerim Destani.

“Next e.GO Mobile” është njëra nga kompanitë e biznesit të familjes Destani ku bëjnë pjesë një numër sipërmarrjesh që operojnë nën ombrellën e kësaj kompanie me seli në Holandë, e themeluar nga Nazif Destani.

Sipërmarrja për prodhimin e makinave elektrike u themelua vitin e kaluar në Gjermani dhe janë në plan të prodhohen deri në 30 mijë automjete për një vit.

Në këtë event, në mesin e shumë personazhe të njohur, ishin edhe Loredana dhe Noizy, ky i fundit mik shumë i ngushtë i Blerimit.

Gjithashtu Blerimi ka shoqëri të ngushtë me shumë personazhe të tjerë të njohur në Shqipëri. Dy nga këta janë padyshim dhe Romeo me Donald Veshaj.

Aktori me famë ndërkombëtare e ka mbështetur shumë Donaldin gjatë kohës kur ishte në BBV. Menjëherë pas përfundimit të aventurës në shtëpinë më të famshme, Donaldi dhe Romeo takuan shokun e tyre, Blerimin, në Gjermani.