Sunny Hill vjen në Tiranë, Dukagjin Lipa largon koncertin nga Prishtina
Festivali Sunny Hill do të zhvillohet në Tiranë, duke ndryshuar për herë të parë vendodhjen nga Prishtina, që prej themelimit të tij në vitin 2018.
Shkak sipas themeluesit të festivalit Dukagjin Lipës janë bërë vonesat e shumta të shkaktuara nga mungesa e përgjigjes dhe vendimit përfundimtar për dhënien në shfrytëzim të hapësirës për festivalin.
Ai e ka shprehur këtë në një letër drejtuar presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti, ministrave të qeverisë dhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama. Sipas tij kjo vonesë ka qenë tre vjeçare.
Dukagjin Lipa ka pohuar se hapësira e kërkuar prej tij për një periudhe kohë 99 vjecare, që do të shërbente edhe si shtëpi e festivalit, do të transformohej për të plotësuar kushtet e kërkuara nga performues të rangut botëror.
Këtu bëhet fjalë për dhënien në shfrytëzim të një parcele prej 17 hektarësh për 99 vite, në fshatin Bernicë e Poshtme.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha se fajtor për këtë është qeveria e Kurtit. Ky I fundit ka vendosur veton që kjo hapësirë e kërkuar të mos I jepet Festivalit.
Përparim Rama theksoi që zhvendosja e Festivalit do të sillte humbje të mëdha për Kosovën.
“Qeveria e Republikës së Kosovës duke e zvarritur procesin e vendimit të ligjshmërisë, ka tentuar të ndërhyjë në vullnetin dhe integritetin e asamblistëve shumicë të Kuvendit Komunal të Prishtinës” ka thënë Rama në një postim në Facebook.
Ministria e Pushtetit Lokal, nga ana tjeter fajësoi komunën e Prishtinës për dorëzimin e dokumentacionit jo të plotë.
I menjëhershëm ka qenë dhe ragimi i kryeministrit Edi Rama “Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre”- ka shkruar ai duk publikuar edhe lajmin e zhendosjes së festivalit në Tiranë.
Ky edicion i tretë do të mbahet nga datat 4 deri më 7 gusht në Tiranë. Biletat janë të vlefshme tashme për vendodhjen e re dhe te minutes se fundit.
Dukagjin Lipa ka shtuar se nëse institucionet e Kosovës japin me qera tokën, Festivali do të rikthehet në Prishtinë në vitin 2023.
Top Channel