“Sunny Hill Festival”/ Fero: Festival i kokainës dhe drogave të tjera

“Sunny Hill Festival” është një prej ngjarjeve më të mëdha kulturore në vend në të cilin marrin pjesë edhe artistë me famë ndërkombëtare.

Festivali, i cili sivjet u mbajt nga data 25 deri më 28 korrik, ka sjellë gjithashtu artistët më të mëdhenj ndërkombëtarë.

Mes të cilëve mund të përmendim Bebe Rexha, Stormzy, DJ Snake, Burna Boy, Black Coffe dhe të tjerë.

Për këtë event të rëndësishëm ka bërë një reagim në rrjetet sociale edhe ish-këngëtari nga Gjilani, Feronit Shabani, i njohur si Fero.

Ai është shprehur se ky është festivali i kokainës dhe drogave të tjera.

“Tha është mburrje e të gjithë atyre prindërve që fëmijët e tyre vijnë në festival. Festival i ekstazës, MDMA e kokainës etj”, ka shkruar ai.

Ky komenti ka ardhur pasi organizatori Dukagjin Lipa është shprehur se nuk ka pasur ndonjëherë incidente dhe se gjithçka ka shkuar mirë.

Kujtojmë që Fero ka një vit është larguar nga muzika për t’iu përkushtuar familjes dhe fesë islame./CNA