Sulmoi femrat që shkojnë me burra të martuar për lekë, Stresi zbulon mesazhet që ato i dërguan më pas

Së fundi i ftuar në emisionin “Why Not” ka qenë reperi Stresi, i cili është pyetur nga Roza Lati mbi një status që bëri disa kohë më parë.
Në këtë status, Stresi sulmoi prostitucionin e niveleve moderne, duke thënë se i vjen keq që vajzat shqiptare shkojnë me burra të martuar që kanë moshën e baballarëve të tyre.
“Unë nuk i kam sharë thjesht jam munduar të paktën kur t’i zerë gjumi t’i kujtojnë ato fjalë që kam folur dhe të mbledhin veten. E vetmja këshillë që unë kam për femrat është që të arsimohen më shkollë shumë, të kenë një punë të tyrën, të mos rrinë kot gjithë ditën, ekonominë ta kenë të tyren e të mos varen fare nga askush. Nuk do ishte kurrë kështu situata nëpër Tiranë. Femra shqiptare është për të ardhur shumë gjynah shumica se si kanë përfunduar nëpër rrugëve të Tiranës, nëpër jetën e natës. Mua më shohin sytë atë që nuk sheh askush. I kam parë me syte e mi, shkojnë me moshën e baballarëve tanë shembulli më i poshtër, i përshtirë dhe i degjenuar që mund të ketë një femër. Femra 18 vjeç për çfarë po shkon me një burrë në moshën e babit tim, me barkun deri këtu? Se është i bukur? Se është i pastër? Jo! S’është ‘nikoqir’ në atë moshë. Na ka ardhur në majë të hundës dhe po vazhdon”, u shpreh Stresi.
Më tej, reperi ka treguar se pasi bëri këtë status, shumë femra e hoqën nga Instagrami dhe zbuloi mesazhet që ato i dërguan. “Më kanë bërë ‘unfollow’ gjithë femrat e këqija. Jam shumë i lumtur. Pasi postova statusin shumë goca më shkruajtën: Se mos të shkon mendja për ne”, tregoi Stresi.