Sulmohet me armë reperi i njohur gjatë promovimit të këngës së tij të re, në gjendje kritike për jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Miami, SHBA, ku reperi i njohur Baby Blue Pretty Ricky është qëlluar me armë zjarri nga dy grabitës të armatosur në sallat e lojërave të SpareZ.

Ai ndodhej aty për publikimin e këngës së tij më të re kur ndodhi sulmi. 36 vjeçari është shtruar në spital në gjendje kritike për jetën pas plumbave që ka marrë.

Sipas policisë, autorët e dyshuar u larguan nga vendngjarja përpara mbërritjes së oficerëve. Emri i vërtetë i reperit është Diamond Blue Smith, i cili ka qenë anëtar i grupit të njohur të viteve 2000, “Pretty Ricky”.