Suksesi shkruhet me Netët e Klipit Shqiptar, ky 21-vjetor premton të jetë “bombë”!

Dy dekada të suksesshme të “Netët e Klipit Shqiptar” u mbyllën në vitin 2023. Teksa i numëron vitet, duket se kalojnë pak sekonda, por në fakt 20 vite të këtij kompeticioni mbajnë në supe gjithçka që duhet për ta shkruar historinë e tij e zeza në të bardhë me shkronja të mëdha.

Viti 2024, për Netët e Klipit Shqiptar nis një epokë të re, nis vitin e parë të dekadës së tretë, e përmes viteve do të shkruajë historinë e artistëve shqiptarë. Përmes kësaj historie nisin 7 javë që do të jenë pranë publikut me artistë të rinj, por edhe ata i kanë lënë dukshëm gjurmët e tyre. Do të ketë përjetime emocionuese, tema të njohura, të panjohura, surpriza, personazhe që i doni, personazhe që rikthehen, kujtime për personazhet që nuk janë më, biseda që duket se na risjellin emocione të mëdha, këtë vit në “Netët e Klipit Shqiptar” ka detaje që bëjnë ndryshimin. Në emisionet prezantuese do të takoheni për 7 javë me radhë me bukuroshen Drita Ziri. Një miklim mes elegancës, stilit dhe prezantimit të mrekulllive që do të marrin pjesë këtë vit në “Netët e Klipit Shqiptar”.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim, numërimi mbrapsht ka filluar…

Revista Who