Studimi: Njerëzit e mençur e ndjejnë më pak vetminë
Duhet mençuri kundër vetmisë, sipas studimit të kryer mes universitetit ”La Sapienza” të Romës i kryesuar nga Salvatore Somma dhe Universitetit të San Diegos, në bashkëpunim me ”Great Health Science”, botuar në revistën ”Aging and Mental Health”.
Studimi u krye si pjesë e projektit kërkimor Ciao (Cilento Initiative Aging Outcome), i cili synon të studiojë sekretet e të jetuarit gjatë dhe me shëndet të mire.
Ekspertët përfshinë katër grupe individësh nga San Diego dhe Cilento, dy mes moshës 50 dhe 65 vjeç, të tjerët mbi 90 vjeç dhe përdorën dy shkallë matjeje për vetminë dhe mençurinë, shkallën e ”Loneliness UCLA” dhe shkallën e mençurisë ”Diego”, bazuar në pyetësorët e standardizuar për të pasur një vlerësim të dy faktorëve sa më objektivë të jetë e mundur.