Studimi i ri/ Gishti i unazës tregon gjithçka, ja si të zbuloni nëse jeni më i rrezikuar për vdekur nga koronavirusi

Burrat me gishtin e unazës më të gjatë përballen me rrezik më të ulët të vdekjes nga COVID-19.

Sipas një studimi të fundit, gjithashtu ata kanë simptoma më të buta të sëmundjes vdekjeprurëse.

Ndërsa burrat me gishtin e unazës më të shkurtër janë një shkallë më të lartë të vdekjes.

Sipas shkencëtarëve shkalla e tyre e vdekjes nga koronavirusi është deri në 1/3 më e lartë.

Gjatësia e gishtit të unazës përcaktohet nga fakti sesa i ekspozuar ndaj testosteronit është fetusi gjatë rritjes në bark.

Sa më shumë të jetë i ekspozuar një mashkull ndaj testosteronit në bark aq më i gjatë do të jetë gishti i tyre i unazës.

Dhe mendohet se ky i njëjti hormon që mbron ndaj Covid-19 duke rritur receptorët ACE-2 në trup.

Receptorët ACE-2 mendohet se janë mbrojtës kundër Covid-19 dhe përparojnë kur dikush preket me koronavirus, duke zvogëluar kështu simptomat.

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se burrat me nivele të ulëta të testosteronit kanë dy herë më shumë mundësi të vdesin se sa burrat me nivel më të lartë.

/Panoramaplus.al