Studimi: Aroma e të dashurit mund t’ju ndihmojë në uljen e nivelit të stresit
Shumë vajza pëlqejnë të marrin rrobat e të dashurit të tyre për të shijuar aromën e tij. Studime të ndryshme, kanë treguar se aroma e partnerit është një mjet i shkëlqyer kundër stresit, sipas autores kryesore të studimit, Marlise Hofer.
Nëse nuk e keni pranë partnerin për të ndjerë aromën e tij, mjafton të merrni bluzën e preferuar që ai vesh gjithmonë, shkruan “Psychology Today”.
Studimi përfshiu 96 gra që nuhatën këmisha të ndryshme. Meshkujve ju kërkua paraprakisht që t’i vishnin këmishat për 24 orë pa përdorur deodorantë, parfume, ose produkte të tjera që kishin aromë. Atyre gjithashtu ju kërkua që të mos hanin asgjë, pasi mund të ndryshohej aroma.
Kishte tre lloje këmishash: një të veshur nga partneri i saj, një e veshur nga një person tjetër dhe një këmishë e re. Dhe secila grua nuhati vetëm një këmishë.
Si rezultat, gratë që nuhatën aromën e këmishës së partnerit të tyre, u stresuan më pak si para, ashtu edhe pas provës, sesa ato që nuk e patën këtë fat. Kjo u dha studiuesve një arsye për të menduar se efekti nga era e të dashurit tuaj, edhe në mungesë të tij, do të jetë më i fortë nëse dini që rrobat ose gjërat i përkasin atij.
Kjo mund të ndodhë edhe për shkak të një procesi revolucionar. Njerëzit kanë frikë nga të huajt e veçanërisht nga meshkujt.
A funksionon njësoj tek të dyja gjinitë?
Supozohet se gratë kanë aromë më të mirë sesa burrat, mirëpo nuk janë bërë ende studime që të tregojnë se meshkujt qetësohen nga aroma e partneres së tyre.
Nuk besojmë se do shikoni ndonjë djalë të veshë bluzën e të dashurës. Gjithsesi, shumë meshkuj pëlqejnë të ndjejnë aromën e flokëve të vajzave.