Studimet thonë që në 2100-ën njerëzit do jetojnë 125 vjeç (dhe do paguajnë gjithë këstet e kredisë)
Nga dekada në dekadë po vihet re një rritje në numër e personave që jetojnë më shumë se 100 vite. Madje sot në botë ka më shumë se gjysmë milioni njerëz që e kanë jetuar dhe kaluar një shekull jetë.
Ama ‘super shekullorët’ që jetojnë mbi 110 vite, janë goxha më pak. Lajmi i mirë ama është që sipas një studimi të realizuar së fundmi nga Universiteti i Washington, numri i tyre pritet të rritet në vazhdim dhe në fund të këtij shekulli do jetë e mundur që të jetohet deri në 125 ose 130 vite.
Studimi i ri, i publikuar nga Demographic Research, përdor modele statistikore që ekzaminojnë gjatësinë e jetës së njeriut. Ekspertët kanë diskutuar për një kohë të gjatë se cili është maksimumi i jetës së një njeriu dhe ka një debat të madh mes shkenctarëve që flasin për qelizat dhe dëmtimet të tyre dhe për të tjerë që thonë se teorikisht nuk ka limit.
Megjithatë ka disa sekrete që do e ndihmonin këdo të jetojë më mirë dhe më gjatë.
Ha shëndetshëm
Stërvitu rregullisht
Mbaje nën kontroll peshën tënde
Pi me kujdes
Mos pi cigare/revistawho.com