Studentët e Mjekësisë i rikthehen auditoreve, çfarë i bindi të hiqnin dorë nga bojkotimi i mësimit

Pas katër javësh bojkot të procesit mësimor, studentët e Mjekësisë së përgjithshme i janë rikthyer auditoreve. Një përfaqësi e të rinjve diskutuan për rreth dy orë me rektorin e Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, ku edhe ranë dakord që të mos detyrohen të zgjedhin mes kontratës dhe pagesës, derisa të ketë një vendim nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

DEA GURI, STUDENTE E MJEKËSISË

“Sapo përfunduam takimin me z.Gjata, nuk do të ketë penalizim për asnjë student që ka protestuar në këto pesë muaj. Sa i takon bojkotit, do të nisim një kërkesë deri ditën e hënë për të zëvendësuar orët e humbura dhe pasi të kemi një vendim nga Gjykata do të rivlerësojmë situatën”

MARIO RABIAJT, STUDENT I MJEKËSISË

“Beteja jonë nuk ka mbaruar këtu, zgjidhëm çështjen mësimore, por duam patjetër një takim me ministren e Arsimit dhe protestat do t’i vazhdojmë derisa të kemi një përballje.”

Pak ditë më parë, mjekët e ardhshëm ankimuan në Gjykatën Kushtetuese ligjin për trajtimin e veçantë të tyre, duke argumentuar se i’u cënon të drejtat dhe liritë.