Stresi tregon se kë ka të preferuar në Big Brother VIP Albania 3
Kanë kaluar vetëm pak ditë që nga nisja e spektaklit të famshëm në Shqipëri, Big Brother VIP.
Dhe duket se të gjithë kanë filluar të ndajnë të preferuarin e tyre, ndonëse është akoma herët.
I tillë është edhe reperi i njohur nga Shqipëria, Arkimed Lushaj – Stresi, i cili ka qenë fitues i Big Brother VIP Kosova.
Ai zbulon se në këtë edicion të tretë të këtij reality shou është në përkrahje të aktorit Jul Deda.
“I preferuari ka vetëm një emër”, ka shkruar ai.
Në shtëpi ndërkohë në fillim hynë 18 banorë, gjersa spektaklin e së martës u shtuan edhe gjashtë të tjerë. Ata kanë filluar menjëherë me debate, polemika e po ashtu edhe me aleanca.
albeu.com